Ndërkombëtarizimi në Universitetin Metropolitan Tirana
Në Universitetin Metropolitan Tirana ndërkombëtarizimi është thelbi i filozofisë sonë akademike dhe një nga shtyllat kryesore të vizionit të universitetit. Përmes këtij procesi, synojmë të krijojmë mundësi të jashtëzakonshme për studentët dhe stafin tonë, duke ofruar një mundësi të shtrirë për rritjen akademike, profesionale dhe kulturore që ndikon jo vetëm nivelin kombëtar, por edhe atë ndërkombëtar. Ndërkombëtarizimi është mënyra se si ndërtojmë lidhje me institucione akademike dhe kompani nga e gjithë bota. Rrjeti i gjerë i partneriteteve që kemi krijuar me universitete dhe kompani ndërkombëtare është dëshmi e përkushtimit tonë për të nxitur një komunitet aktiv dhe të lidhur globalisht. Ky angazhim i pandërprerë krijon mundësi për shkëmbime akademike, zhvillim të projekteve kërkimore dhe zhvillimi i programeve të angazhimit kulturor dhe profesional për të gjithë anëtarët tanë. Përmes këtyre bashkëpunimeve, studentët dhe stafi ynë mund të përfitojnë nga mundësi që zgjeroni hori...